DOKUMENT LEGAL
Politika e Privatësisë
Komuna e Prishtinës
1. Qëllimi
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon mënyrën se si mblidhen, përpunohen dhe ruhen të dhënat personale të kandidatëve që aplikojnë për regjistrim në shkollat e mesme të larta përmes platformës elektronike të aplikimit.
2. Të dhënat që mblidhen
Gjatë procesit të aplikimit mund të mblidhen këto të dhëna:
- Emri dhe mbiemri;
- Numri personal;
- Data e lindjes;
- Adresa e banimit;
- Numri i telefonit;
- Adresa elektronike (e-mail);
- Të dhënat nga Ekstrakti i Lindjes;
- Të dhënat nga Dëftesa e përfundimit të arsimit;
- Rezultatet e testit të arritshmërisë;
- Dokumente dhe informacione të tjera të nevojshme për aplikim.
3. Qëllimi i përdorimit të të dhënave
Të gjitha të dhënat personale të mbledhura përmes kësaj platforme përdoren vetëm dhe ekskluzivisht për:
- Verifikimin e identitetit të kandidatit;
- Verifikimin e dokumentacionit të dorëzuar;
- Vlerësimin e plotësimit të kritereve për regjistrim;
- Përpunimin e aplikimit;
- Renditjen e kandidatëve sipas kritereve të konkursit;
- Shpalljen e rezultateve të aplikimit dhe procedurat administrative që lidhen me regjistrimin.
Të dhënat nuk përdoren për marketing, reklama, analiza komerciale, profilizim ose për ndonjë qëllim tjetër që nuk lidhet drejtpërdrejt me procesin e aplikimit në konkurs.
4. Konfidencialiteti
Të dhënat personale trajtohen si konfidenciale dhe u qasen vetëm personat e autorizuar, në masën e nevojshme për administrimin e procesit të aplikimit.
5. Ruajtja e të dhënave
Të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt dhe vetëm për periudhën e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi dhe procedurave administrative që rregullojnë procesin e regjistrimit në shkollat e mesme të larta.
6. Ndarja e të dhënave
Të dhënat personale nuk u jepen, nuk u shiten dhe nuk u shpërndahen palëve të treta, përveç rasteve kur kjo kërkohet me ligj ose është e domosdoshme për realizimin e procesit zyrtar të regjistrimit nga institucionet përgjegjëse.
7. Siguria e të dhënave
Platforma zbaton masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale nga qasja e paautorizuar, humbja, ndryshimi ose keqpërdorimi.
8. Pëlqimi i aplikantit
Duke vazhduar me aplikimin dhe duke dorëzuar dokumentet, aplikanti deklaron se:
- të dhënat e paraqitura janë të sakta;
- pajtohet që ato të përpunohen vetëm për qëllimet e procesit të aplikimit dhe regjistrimit në shkollën e mesme të lartë;
- është informuar se të dhënat e tij/saj nuk do të përdoren për asnjë qëllim tjetër përveç administrimit të konkursit.
9. Kontakt
Për çdo pyetje lidhur me përpunimin e të dhënave personale ose ushtrimin e të drejtave që lidhen me privatësinë, aplikanti mund t'i drejtohet institucionit përgjegjës për administrimin e platformës së aplikimit.